Forcat afgane lirojnë 61 persona që po mbaheshin nga talibanët - Bota Sot
Forcat afgane lirojnë 61 persona që po mbaheshin nga talibanët

Azia

Forcat afgane lirojnë 61 persona që po mbaheshin nga talibanët

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 12:24
Ushtarë afganë. Foto nga arkivi.

Forcat speciale afgane kanë liruar 61 persona, të cilët po mbaheshin nga talibanët. Ky operacion u krye në provincën Helmand, tha ushtria.

Jawid Saleem, zëdhënës i njëstit të komandos elite tha se operacioni është kryer në orët e vona të 2 gushtit, në qarkun Kajaki të Helmandit, që është një bastion i talibanëve.

Saleem tha se të paktën dy militantë talibanë janë vrarë gjatë operacionit të shpëtimit që kryen forcat speciale.

Talibanët nuk kanë komentuar për këtë operacion.

Të burgosurit janë transferuar në selinë e ushtrisë në këtë provincë, tha Munib Amiri, një komandant i ushtrisë.

Personat që janë liruar ishin kapur nga talibanët për arsye të ndryshme, siç është bashkëpunimi me forcat e sigurisë afgane apo se ishin edhe pjesë e forcave policore, tha Saleem.

Sipas Saleem, të burgosurit po mbaheshin në kushte të vështira dhe ishin torturuar.

Muajt e fundit, qindra të burgosur janë liruar nga burgjet e talibanëve nga forcat e sigurisë afgane në provincën Helmand.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...