Kina goditet nga tajfuni, qindra mijëra të evakuuar

Azia

Kina goditet nga tajfuni, qindra mijëra të evakuuar

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 20:09
Kinë

Më shumë se 134,000 njerëz janë evakuuar pasi qyteti më i madh i Kinës, Shangai u godit nga Tajfuni Jongdari.

Më shumë se njëqind parqe në qytet janë mbyllur, po ashtu edhe transporti në Shangai dhe qytetet e afërta është ndërprerë, shkaku i përmbytjeve të mëdha.

Gjithashtu, u anuluan 119 udhëtime të shpejta treni. Disa fluturime janë vonuar në aeroportet përreth Nanjing.

Stuhia tropikale pritet të shkojë në provincat Jingjiang, Jiangsu dhe Anhui, parashikon Qendra Meteorologjike në Shangai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat