Policia e Izraelit arreston 5 palestinezë në Jerusalem - Bota Sot
Policia e Izraelit arreston 5 palestinezë në Jerusalem

Azia

Policia e Izraelit arreston 5 palestinezë në Jerusalem

Më: 5 gusht 2018 Në ora: 19:08
Jerusalem

Policia izraelite të dielën mbajti nën arrest pesë palestinezë, në afërsi të kompleksit të xhamisë Al-Aqsa të Jerusalemit të Lindjes.

“Të pestët u arrestuan ndërsa u përpoqën të ndalonin dy banorë izraelitë që të vandalizonin varrezat Bab al-Rahma, një varrezë e madhe islame në zonë,” tha Khaled Abu Tayha për Agjencinë Anadolu.

Nuk pati asnjë koment izraelit apo palestinez mbi raportin.

Mirëpo  Bab Al-Rahma është një varrezë e lashtë myslimane që ka qenë një pronë  për më shumë se 1400 vjet.

Ndërsa , Autoriteti izraelit i Antikave ka parandaluar banorët e lagjes Silwan në Jeruzalemin Lindor që të varrosin të vdekurit e tyre në vitet e fundit, në një përpjekje për të kthyer pjesët e varrezave në kopshte biblike edhe pse ato janë varreza të lashta islame.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...