Shënohet viktima e parë nga tërmeti i fuqishëm 7 ballë

Azia

Shënohet viktima e parë nga tërmeti i fuqishëm 7 ballë

Më: 5 gusht 2018 Në ora: 19:18
Lajmi është konfirmuar nga një zyrtar i policisë

Të paktën 1 person ka humbur jetën nga tërmeti i fuqishëm prej 7 ballë që goditi sot ishujt turistikë të Indonezisë, Bali dhe Lombok. Lajmi është konfirmuar nga një zyrtar i policisë.

Ndërsa vullnetar i ekipeve të shpëtimit tha se 3 persona të tjerë, duke përfshirë edhe një fëmijë, kanë humbur jetën. Por kjo nuk është zyrtare. Lëkundjet e tërmetit shkaktuar panik në mesin e banorëve dhe turistëve të shumtë. Tërmeti ra në një thellësi prej 10 kilometra nën tokë.

Një javë më parë, një tjetër tërmet 6.4 ballë vrau 14 persona në ishull, ndërsa disa alpinistë u bllokuan në shpatet e një vullkani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat