Sulmet e talibanëve vrasin ushtarë dhe gra afgane - Bota Sot
Sulmet e talibanëve vrasin ushtarë dhe gra afgane

Azia

Sulmet e talibanëve vrasin ushtarë dhe gra afgane

Më: 7 gusht 2018 Në ora: 11:57
Një polic afgan duke monitoruar zonën e sulmuar me bombë, ilustrim.

Katër ushtarë afganë janë vrarë dhe gjashtë të tjerë janë plagosur në një sulm të militantëve talibanë në provincën Farah në Afganistan, ka njoftuar një zyrtar lokal.

Zëdhënësi i provincës, Mohammad Naser Mehri, ka thënë se sulmi ka nisur në orët e vona të 6 gushtit dhe ka vazhduar deri në mëngjesin e ditës tjetër.

Forcat ajrore afgane janë njoftuar për aktin dhe nga sulmet ajrore janë vrarë 19 luftëtarë talibanë dhe janë plagosur 30 të tjerë ka thënë Mehri.

Ndaras sulmit, në një tjetër përleshje mes militantëve dhe trupave afganë në provicën Logar, kanë vdekur katër gra dhe janë plagosur katër fëmijë.

Pavarësisht prentendimeve, ende nuk ka pasur ndonjë deklaratë nga talibanët për këto sulme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...