OKB: Miliona ujgurë po jetojnë si në një kamp “masiv të internimit” - Bota Sot
OKB: Miliona ujgurë po jetojnë si në një kamp “masiv të internimit”

Azia

OKB: Miliona ujgurë po jetojnë si në një kamp “masiv të internimit”

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 11:53
Policia në rajonin Xinjiang të Kinës

Një panel për të drejtat e njeriut i Kombeve të Bashkuara thotë se vlerësohet se një milion ujgurë etnikë në Kinë po mbahen në “qendra kundër-ekstremizmit” dhe miliona të tjerë besohet se janë në kampe të riedukimit, duke bërë që rajoni perëndimor ujgur në Kinë, të jenë “diçka që i ngjan një kampi masiv të internimit”.

Gay McDougall, nënkryetare e komitetit të OKB-së për Eliminimin e Diskriminimit Racor, tha se shumica e ujgurëve të ndaluar dhe minoriteteve myslimane, në rajonin autonom të Xinjiang, asnjëherë nuk janë akuzuar zyrtarisht dhe nuk kanë dalë para gjyqit.

“Ne jemi thellësisht të shqetësuar se shumë raporte të besueshme që ne pranojmë thonë se në emër të luftimit të ekstremizmit fetar dhe mbajtjes së stabilitetit social në Kinë, rajoni autonom i ujgurëve u shndërruar në diçka që i ngjanë një kampi masiv të internimit”, tha ajo.

Shifrat që prezantoi McDougall duket se janë marrë nga Rrjeti kinez për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut.

Kina thotë se rajoni Xinjiang përballet me kërcënim nga militantët islamistë të cilët planifikojnë sulme dhe nxisin tensione në mes të minoritetit ujgur, të cilët janë myslimanë dhe etnisë Han, të cilët janë shumicë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...