Nëntë të vdekur nga rrëzimi i një helikopteri shpëtimi në Japoninë Lindore

Azia

Nëntë të vdekur nga rrëzimi i një helikopteri shpëtimi në Japoninë Lindore

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 23:49
Ilustrim

9 persona kanë mbetur të vdekur nga rrëzimi i një helikopteri shpëtimi në malet e Japonisë Lindore.

Ky helikopter u rrëzua në kufirin prefektural midis Gunma dhe Nagano teksa ishte duke kontrolluar një gjurmë malore për alpinistë, njofton Kyodo.

Shkaku i rrëzimit mbetet i panjohur, megjithëse dëshmitarët okularë kanë thënë se motori bëri tinguj të çuditshëm dhe se po fluturonte në një lartësi të ulët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat