Lojrat Aziatike, policia indoneziane vrau dhjetëra kriminelë përpara eventit - Bota Sot
Lojrat Aziatike, policia indoneziane vrau dhjetëra kriminelë përpara eventit

Azia

Lojrat Aziatike, policia indoneziane vrau dhjetëra kriminelë përpara eventit

Më: 17 gusht 2018 Në ora: 18:56
Indonezi

Policia indoneziane ka vrarë dhjetëra “kriminelë të vegjël” përpara nisjes së Lojrave Aziatike 2018, sipas “Amnesty International”.

Grupi dënoi vdekjet, duke bërë thirrje për një hetim mbi politikën “qëllo në fillim e më pas merr në pyetje”.

Të paktën 77 persona thuhet se janë vrarë që nga janari, tha Amnesty, me 31 vdekje në sulme policore që synonin të pastronin qytetet pritëse për Lojrat.

Autoritetet kanë thënë se njerëzit janë qëlluar pas rezistencës ndaj policisë.

Bastisjet filluan në korrik, me zyrtarët e lartë që u thanë oficerëve të tyre që të mos hezitonin të merrni vendime të forta.

Lojrat Aziatike do të zhvillohen në kryeqytetin Xhakartë dhe në qytetin e Palembangut, në Sumatran e Jugut. Autoritetet po dislokojnë 100 000 policë dhe ushtarë për eventin, që do të shohë rreth 17 000 atletë të konkurrojnë nga 18 gushti deri në 2 shtator në ngjarjen më të madhe sportive pas Olimpiadës.

“Autoritetet premtuan se do të përmirësojnë sigurinë për të gjithë, por ne kemi parë policinë të qëllojë dhe të vrasë dhjetëra njerëz me përgjegjësi gati zero për vdekjet”, tha kreu i Amnesty International, Usman Hamid.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...