Musonet vranë një mijë persona në Indi, reshjet më të forta të një shekulli

Azia

Musonet vranë një mijë persona në Indi, reshjet më të forta të një shekulli

Më: 18 gusht 2018 Në ora: 13:36
Indi

Situata në Indi ka marrë përmasa dramatike. Me mijëra vetë kanë mbetur të bllokuar në shtetin jugor të Keralas, ku përmbytjet e furishme kanë marrë 324 jetë njerëzish.

Në përpjekjet e shpëtimit është përfshirë së fundmi dhe ushtria e vendit. Qindra trupa, e dhjetëra anije dhe helikopterë po ndihmojnë ne evakuimin e njerëzve pas atyre që cilësohen nga zyrtaret atje si përmbytjet më të këqija prej një shekulli.

Shumë njerëz kanë mbetur të bllokuar nga ujërat dhe janë ngjitur në çatitë e shtëpive të tyre të përmbytura. Gjendja e rënduar çoi në rajonin e prekur edhe vetë kryeministrin Narendra Modi , i cili mbërriti me avion në zonat e goditura e u takua me autoritetet lokale për të diskutuar krizën.

Jave të tëra shirash të dendur musonike rrëshqitje të dheut dhe vërshime të dhunshme ujrash në vend ndërsa parashikimet e zymta kanë detyruar zyrtarët të japin alarmin e kuq. Erëra të forta parashikohen gjithashtu për të shtunën dhe të dielën. Që nga fillimi i sezonit të musoneve në qershor, në Indi kanë humbur jetën gati 1.000 vetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat