Rreth 800,000 persona janë zhvendosur nga vërshimet katastrofike në Indi - Bota Sot
Rreth 800,000 persona janë zhvendosur nga vërshimet katastrofike në Indi

Azia

Rreth 800,000 persona janë zhvendosur nga vërshimet katastrofike në Indi

Më: 19 gusht 2018 Në ora: 13:43
Indi

Autoritetet në Indi kanë deklaruar se rreth 800,000 njerëz janë zhvendosur dhe më shumë se 350 kanë vdekur në vërshimet më të mëdha të shekullit në Indinë veriore. Të paktën dy trenë me 1.5 milionë litra ujë janë dërguar në zonë për t’u ofruar ndihmë.

“Ajo cfarë na duhet tani është ujë në shishe, që është e lehtë të transportohet dhe të dërgohet në vendet më të izoluara ku ende ka njerëz të bllokuar”, deklaruan autoritetet.

Autoritetet e konsiderojnë vërshimin më katastrofik me reshje shumë të mëdha që shkaktoi dëme dhe rriti numrin e viktimave.

Mijëra shpëtimtarë po vazhdojnë përpjekjet për të rënë në kontakt me personat e izoluar duke u ndihmuar me gjëra elementare. Autoritetet deklaruan se moti është përmirësuar dukshëm dhe se pritet që nga e hëna të shpëtohen edhe 10,000 persona që kanë mbetur të bllokuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...