Irani izolohet edhe nga kompanitë ajrore - Bota Sot
Irani izolohet edhe nga kompanitë ajrore

Azia

Irani izolohet edhe nga kompanitë ajrore

Më: 24 gusht 2018 Në ora: 13:53
Ilustrim

Disa nga kompanitë më të mëdha ajrore të Evropës po ndalin fluturimet drejt Iranit, vetëm dy vite pas rinisjes së shërbimeve të tyre, kur sanksionet ndërkombëtare u hoqën.

British Airways thotë se do të kryejë fluturimin e saj të fundit nga Teherani më 23 shtator. kompania holandeze KLM, pjesë e Air France KLM Group, do të ndalë fluturimet më 24 shtator.

Biznesi dhe udhëtimet drejtUiranit u rikthyen në republikën islamike pas nënshkrimit të marrëveshjes së 2015 që parashikonte heqjen e sanksioneve në këmbim të heqjes dorë nga programi bërthamor. Por, Donald Trump e braktisi marrëveshjen në maj dhe riktheu sanksionet.

Kompanitë ajrore sidoqoftë nuk fajësojnë rikthimin e sanksioneve amerikane për vendimin e tyre për braktisjen e Iranit. Por, përpjekjet e Trump për të izoluar vendin kanë bërë që disa kompani të mëdha evropiane të heqin dorë nga planet për të investuar apo për të bërë biznes atje, dhe kjo cenon edhe kërkesën për fluturime.

British Airways thotë se shërbimet e saj, aktualisht nuk janë komercialisht të përballueshme. KLM në anën tjetër thotë se vendimi ka ardhur si pasojë e rezultateve negative dhe pasqyrave financiare të operacioneve në Teheran.

Disa kompani të tjera ajrore perëndimore planifikojnë t’i mbajnë fluturimet e tyre drejt Iranit, pavarësisht sanksioneve amerikane. E tillë është Lufthansa apo Austrian Airlines, që kanë konfirmuar se do të vijojnë me linjat drejt Iranit deri në një vendim të dytë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...