Pilotja e parë luftarake në Japoni

Azia

Pilotja e parë luftarake në Japoni

Më: 24 gusht 2018 Në ora: 18:52
Pilotja e parë luftarake në Japoni

Një grua japoneze do të fluturojë në qiellin blu si femra e parë pilote luftarake në vend.

Kjo është arritja e parë në vendin aziatik pas kërkesave kombëtare për barazi më të madhe gjinore. Japonia është një vend tradicionalisht i dominuar nga meshkujt.

Togerja e parë Misa Matsushima, 26 vjeç, do të fillojë detyrën të premten pasi të ketë përfunduar stërvitjen e saj me F-15, njoftoi ushtria japoneze.

"Si pilotja e parë femër ushtarake, unë do ti hap rrugën femrave të tjera,"-u tha ajo gazetarëve.

Forca ajrore e Japonisë filloi rekrutimin e femrave në vitin 1993, me përjashtim tek avionët luftarakë.

Por e hoqi ndalimin në fund të vitit 2015.

"Dëshiroj të vazhdoj të punoj shumë për të përmbushur detyrën time, jo vetëm për veten por edhe për gratë që do të ndjekin këtë rrugë në të ardhmen,"-tha Matsushima.

Tre gra të tjera janë duke u trajnuar për t'u bashkuar me grupin e elitës së pilotëve luftarakë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat