Merr flakë hoteli, 18 të vdekur

Azia

Merr flakë hoteli, 18 të vdekur

Më: 25 gusht 2018 Në ora: 15:56
Merr flakë hoteli, 18 të vdekur

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Kinë, ku së paku 18 persona kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri të furishëm që ra në një hotel në qytetin e Harbin, në verilindje të vendit.

Zjarri ra në Beilong Hot Spring Hotel rreth orës 04.30 të mëngjesit të kësaj të shtune.

U desh tre orë punë nga ana e zjarrfikësve për shuarjen e zjarrit, si dhe 30 mjete.

16 nga viktimat u gjetën të vdekur brenda godinës, ndërsa dy të tjerë gjetën vdekjen në spital si pasojë e djegieve të pësuara.

Ndërkohë 19 persona të tjerë mbetën të plagosur dhe janë dërguar në spital.

Autoritetet kanë nisur një hetim për të përcaktuar shkaqet e zjarrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat