Ministri i Mbrojtjes së Iranit viziton Sirinë

Azia

Ministri i Mbrojtjes së Iranit viziton Sirinë

Më: 26 gusht 2018 Në ora: 12:59
Ministri i Mbrojes së Iranit, Amir Hatami

Ministri i Mbrojtjes së Iranit, Amir Hatami ka arritur në Siri, në një vizitë dyditore, që ka për qëllim thellimin e bashkëpunimit dypalësh, raportojnë mediat iraniane.

“Ne shpresojmë të kemi rol produktiv në rindërtimin e Sirisë”, citohet të ketë thënë Hatami, pasi ka arritur në Damask.

Irani, së bashku me Rusinë, mbështetë presidentin sirian, Bashar al-Assad në konfliktin shtatëvjeçar sirian, ku janë vrarë qindra mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur, që prej marsit të vitit 2011.

Agjencia e lajmeve iraniane, Tasnim a raportuar se Hatami parashihet të takohet me zyrtarët e lartë ushtarakë dhe politikë sirianë, me të cilët do të bisedojë për zhvillimet e fundit në rajon, përpjekjet e përbashkëta kundër terrorizmit dhe mënyrat se si të thellohet bashkëpunimi ushtarak në mes të Teheranit dhe Damaskut.

Ministri iranian është paraparë që të takohet edhe me presidentin sirian Assad, ka raportuar agjencia e lajmeve Irna.

Vizita në Siri e ministrit Hatami vjen në kohën kur konflikti ushtarak në Siri është në favorin e Assadit, teksa forcat rebele janë zhvendosur në shumë pjesë të vendit. Forcat pro-qeveritare siriane janë duke u përgatitur që të nisin një ofensivë në provincën Idlib, që është bastioni më i madh i rebelëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat