Iran: Parlamenti shkarkon ministrin e Ekonomisë

Azia

Iran: Parlamenti shkarkon ministrin e Ekonomisë

Më: 26 gusht 2018 Në ora: 15:02
Masoud Karbasian

Parlamenti i Iranit ka votuar për të shkarkuar ministrin për Çështje Ekonomike, teksa Qeveria e presidentit Hassan Rohani po përballet me pakënaqësi në rritje, për shkak të gjendjes ekonomike të vendit.

Në Parlament,137 ligjvënës votuan për shkarkimin e Masoud Karabasian, duke thënë se ai ka qenë “i paaftë për të përmirësuar ekonominë e vendit”. Ndërkaq, 121 ligjvënës votuan që Karabasian të vazhdojë udhëheqjen e Ministrisë së Ekonomisë.

Shkarkimi i ministrit të Ekonomisë, vjen në kohën e përkeqësimit të gjendjes ekonomike në vend, pas rivendosjes së sanksioneve nga Shtetet e Bashkuara.

SHBA u tërhoq nga marrëveshja bërthamore mes Teheranit dhe fuqive botërore të arritur më 2015 dhe rivendosi sanksione të ashpra ekonomike ndaj Iranit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat