Vritet kreu i Shtetit Islamik në Afganistan

Azia

Vritet kreu i Shtetit Islamik në Afganistan

Më: 26 gusht 2018 Në ora: 17:19
Foto ilustrim

Qeveria afgane ka konfirmuar se është vrarë kreu i Shtetit Islamik në Afganistan, Abu Saad Erhabi, gjatë sulmeve të forcave qeveritare kundër militantëve islamikë në provincën Nangarhar të Afganistanit.

Gjithashtu, dhjetë anëtarë të tjerë të grupit militant u vranë gjatë një operacioni të përbashkët midis forcave vendore dhe atyre të huaja, ka deklaruar drejtoria e Sigurisë Kombëtare në Kabul, shkruan Euronews.

Është vështirë që të llogaritet numri i saktë luftëtarëve të Shtetit Islamik në Afganistan, mirëpo ushtria amerikane ka vlerësuar se ekzistojnë rreth 2.000 ushtarë të ISIS-it.

Gjatë këtij muaji, më shumë se 150 luftëtarë të Shtetit Islamik iu dorëzuan forcave afgane të sigurisë në provincën veriperëndimore të Jawzjan gjersa Grupi islamik po përpiqej që t’i pushtoj zonat që mundësojnë kontrabandimin në Turkmenistanin fqinjë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat