Koreja Veriore do ta lirojë turistin japonez

Azia

Koreja Veriore do ta lirojë turistin japonez

Më: 27 gusht 2018 Në ora: 07:39
Koreja Veriore

Koreja Veriore ka bërë të ditur se për arsye humanitare, do ta lirojë një turist japonez të cilin e kishte arrestuar në fillim të këtij muaji.

Pak dihet lidhur me Tomoyuki Sugimoto,  si dhe Koreja Veriore nuk ka dhënë informata pse e ka arrestuar vetëm, mirë arsyetim kanë pasur vetëm “thyerjen e ligjit”. Mediat japoneze raportojnë se ai mund të jetë kapur duke xhiruar një objekt ushtarak, raporton BBC.

Turistët që vizitojnë Korenë Veriore janë gjatë gjithë kohës të mbikëqyrur në mënyrë të rreptë, vendi i fshehtë është i njohur për arrestimet ndaj turistëve- shpesh edhe për banale, duke i përdorur ata si mjet shantazhesh në raport negociatash me shtetet amë të turistëve.

Sugimoto besohet se është rreth 30 vjeçar, kurse u arrestua gjatë kohës sa ishte në një shëtitje me grup në Nampo, vendin e njohur për fabrikë të armëve si dhe bazë detare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat