11 milionë persona kanë nevojë urgjente për ndihmë humanitare - Bota Sot
11 milionë persona kanë nevojë urgjente për ndihmë humanitare

Azia

11 milionë persona kanë nevojë urgjente për ndihmë humanitare

Më: 30 gusht 2018 Në ora: 19:34
Liqeni i Çadit

Rreth 11 milionë persona kanë nevojë për ndihmë humanitare urgjente për të mbijetuar, në zonën e Liqenit të Çadit, rajon ku operon grupi xhihadist Boko Haram.

“Ky konflikt nëntë vite i vjetër në pellgun e Liqenit të Çadit ka prekur ndjeshëm jetën e rreth 11 milionë personave që varen nga ndihmat humanitare për të mbijetuar”, shkruajnë OJQ-të, si “Norwegian Refugee Council” (NRC), “Action Contre la Faim”, CARE apo “Save The Children”.

Nga ana tjetër OKB-ja vlerëson se ka nevojë për 1.6 miliardë dollarë për të zhvilluar këto veprime në koordinim me aktorët humanitarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...