OKB-Kinës: Mbyllni kampet e internimit të ujgurëve!

Azia

OKB-Kinës: Mbyllni kampet e internimit të ujgurëve!

Më: 31 gusht 2018 Në ora: 09:47
Ilustrim

Ekspertë të të drejtave të njeriut në Kombet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Kinës të mbyllë “kampet e riedukimit” të konsideruara politike për myslimanët ujgurë, si dhe kërkoi lirimin e menjëhershëm të të burgosurve me preteksin se “po luftojnë terrorizmin”.

Komiteti i OKB-së për Eliminimin e Diskriminimit Racor citon disa përllogaritje të tregojnë se “nga dhjetëra mijëra deri në miliona ujgurë” janë duke u mbajtur të burgosur në provincën më perëndimore kineze të Xinjiangut. Rezultatet u publikuan pas një shqyrtimi dyditor të regjistrave të Kinës, për herë të parë që prej vitit 2009.

Ministria e Jashtme kineze hedh poshtë pretendimet, duke thënë se forcat antikineze fshihen pas kritikave mbi politikat e Xinjiangut.

Ekspertë të pavarur thanë gjatë shqyrtimit se, paneli kishte marrë shumë raporte të besueshme se miliona ujgurë janë duke u mbajtur në ato që ngjajnë me “kampet masive të internimit të mbuluara nga fshehtësia”. Madje, eksperti Gay McDougall i përshkroi ato si një “zonë pa të drejta njeriu”.

Ish-të burgosur që kanë folur për “Associated Press” i kanë përshkruar kampet e internimit si mjedise të ruajtura nga roje të armatosura rëndë, ku myslimanët janë të detyruar të mohojnë besimet e tyre fetare, të kritikojnë vetveten dhe njerëzit e dashur të tyre, e të falënderojnë Partinë Komuniste në qeverisje. Ka edhe pretendime për rrahje dhe të vdekur, pavarësisht kontrollit tejet të rreptë të autoriteteve kineze për nxjerrjen e informacioneve nga ai rajon.

Programi i burgimit ka përfshirë njerëz, përfshi të afërm të shtetasve amerikanë, për vepra të shtirura nga qasja e faqeve të huaja të internetit apo kontaktet me të afërm përtej detit.

Kina mohon ekzistencën e këtyre kampeve, por thotë se kriminelët e përfshirë në shkelje të vogla dërgohen “në qendra të aftësimit profesional dhe punësimit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat