Ushtria sekrete e Kim: Aktrojnë biznesmenët dhe kryejnë terror

Azia

Ushtria sekrete e Kim: Aktrojnë biznesmenët dhe kryejnë terror

Më: 2 shtator 2018 Në ora: 22:52
Kim Jong-un

Ri Jong Chol, një njeri i qetë në mesin e viteve të dyzeta, udhëhoqi jetën e zakonshme të një sipërmarrësi. Ai jetonte me gruan e tij dhe dy fëmijë në një kompleks apartamentesh me një pishinë dhe një palestër.

Megjithatë, kompjuterët dhe telefonat që u konfiskuan nga autoritetet malajziane vitin e kaluar zbuluan shumë më tepër. Ai ishte një operues i Koresë së Veriut, një nga qindra që jetojnë jashtë vendit dhe hetuesit e OKB-së thonë se ai në fakt ndihmoi regjimin e Koresë së Veriut për të lehtësuar sanksionet duke u siguruar atyre para dhe mallra të nevojshme.

Provat nga tre fletore në kompaninë Ri u hapën në Kuala Lumpur dhe katër telefona mobilë dhe tableta, të cilat u inspektuan gjithashtu nga gazeta ‘The Wall Street Journal’, kanë zbuluar dëshmi të jetës së tij të fshehtë.

Ai ndihmoi eksportimin e vajit të palmës dhe sapun, me vlerë qindra- mijëra dollarë në një firmë tregtare të kontrolluar nga ushtria në Phenian, gjatë sanksioneve të OKB-së.

Gjithashtu, organizoi blerjen e 50,000 shisheve me verë italiane në vlerë rreth 250,000 dollarë, pavarësisht ndalimit të OKB-së për importin e mallrave luksoze për elitën e Koresë së Veriut.

Dyshohet gjithashtu se ka blerë një veturë me të cilën personat u arratisën pas një vrasje të planifikuar paraprakisht të një personi të njohur, transmeton KosovaPress.

Për dekada me radhë Koreja Veriore ka ndërtuar lidhje tregtare me vendet mike dhe ka dërguar operativë të saj jashtë vendit.

SHBA dhe Kombet e Bashkuara dyshojnë se këta operativë, zakonisht të lidhur me ambasadën e regjimit, kanë marrë pjesë në tregtinë e paligjshme të alkoolit në Pakistan, armët në Afrikë dhe kontrabandimin e arit në Bangladesh. Skema të ndryshme u kanë sjellë qindra miliona dollarë në vit në para të gatshme dhe mallra të ndryshme.

Nëse regjimi, pas takimeve me presidentin amerikan Donald Trump dhe atë të Koresë së Jugut, fillon të integrohet në ekonominë globale, një rrjet i tillë informatorësh do të humbasë gjithnjë e më shumë rëndësi. Nëse diplomacia dështon dhe retorika e ngrohur nga Pheniani hapi këtë mundësi, Koreja e Veriut do të ketë një sistem të gatshëm për të lehtësuar presionin ndërkombëtar.

"Ri nuk është përjashtim. Koreja e Veriut ka ushtrinë e njerëzve të tillë", tha Daniel Russel, ish-diplomat për Azinë në Departamentin e Shtetit dhe tani nënkryetar i Institutit të Nju Jorkut për Lëvizjet Sociale në Azi.

Biznesi i Ri nuk ka sjellë para të konsiderueshme në Korenë e Veriut, por ai kishte ambicie edhe më të mëdha.

Pati takime me hakerët në Kinë lidhur me planet për të vjedhur dhe rishitur programin mjekësor të SHBA, dhe gjithashtu ishte i interesuar për blerjen e vinçave japonezë të ndërtimit sikur ata që Koreja e Veriut kishte përdorur në programin e raketave.

Ri lejohej të udhëtojë dhe të jetojë me një familje jashtë vendit, në një status të posaçëm të siguruar nga regjimi. Puna e tij në Malajzi përfundoi me vrasjen e Kim Jong Nam – gjysmëvëllai i Kim Jong Un. Kim Jong Nam u sulmua në Aeroportin Ndërkombëtar të Kuala Lumpurit.

Hetuesit malajzianë pohojnë se Ri mund të lidhej me vrasjen duke blerë një makinë që përdorën vrasësit më 13 shkurt 2017. Mes mijëra emaila-ve, SMS-ve, dokumenteve dhe fotove që ‘The Wall Street Journal’ kishte në dispozicion, ka edhe një fotografi në telefonin mobil të Ri, në të cilin vetura malajziane ‘Naza Ria’ është në kontakt me blerësin.

I njëjti model, i regjistruar në emrin e Ri, çoi agjentët e Koresë së Veriut larg aeroportit pas vrasjes së Kim Jong Nam, pohojnë hetuesit malajzianë.

Prokurorët malajzianë thonë se ‘truri i madh; i aksionit ishin operativë verikoreanë që punonin përmes ambasadës së Koresë së Veriut në Malajzi dhe që ikën.

Të dy femrat, të cilat i vendosën Kim Jong Nam mbi fytyrë një leckë me helm, thanë se nuk ishin fajtore, pasi u ishte thënë se bëhej fjalë për një shaka.

Malajzia ka dëbuar disa diplomatë të Koresë së Veriut dhe shfuqizoi regjimin pa viza për Korenë e Veriut. Një zëdhënës i ministrisë së Jashtme tha se vendi po punonte fuqishëm për të parandaluar kompanitë dhe biznesmenët e Koresë së Veriut që të angazhoheshin në biznes të paligjshëm.

Duket se Ri në Malajzi ka ardhur aksidentalisht. Në vitin 1997, sipërmarrësi malajzian Chong Ah Kow udhëtoi për në Pyongyang, ku u takua me xhaxhallarët e Ri, një shkencëtar i njohur i Koresë së Veriut.

Chong, i cili ka një kompani që merret me mjekësinë tradicionale, raportoi se ai ishte i interesuar për barnat e kancerit dhe axha i Ri ka zhvilluar një ekstrakt kërpudhash për trajtimin e tumoreve.

Në fund të vitit 2013, Ri ndihmoi xhaxhain dhe Chong për të eksportuar këtë ekstrakt në Malajzi. Chong i ishte mirënjohës atij dhe familjes së tij për të marrë një vizë pune në Malajzi dhe fillimisht i ndihmoi të kalonin kufirin.

Ri gjithashtu solli familjen e tij që jetonte si çdo familje mesatare e klasës së mesme në Kuala Lumpur, dhe fqinjët e tyre thanë se jetonin kryesisht ‘nën radar’.

Në fotografitë e familjes, ata mund të shihen në një restorant japonez, pastaj Ri që pinë soje - një liker i Koresë së Jugut i preferuar në të dyja Koretë dhe në trajnimin ideologjik në Ambasadën e Koresë së Veriut, gjatë së cilës ai u takua me ambasadorin e Koresë së Veriut.

Ri nuk fliste anglisht edhe pse ishte gjuha zyrtare e biznesit në Malajzi, kështu që vajza e tij Yu Gyongu e ndihmoi atë. Ajo studioi në një kolegj privat brenda universitetit, i cili në vitin 2013 i ndau Kim Jong Un një doktoratë nderi në ekonomi.

Familja e Ri u lejua të largohej nga Malajzia. Policia malajziane tha se nuk kishte prova të mjaftueshme që Ri ishte përfshirë në vrasjen e Kim Jong Nam, por në apartamentin e tij u gjetën pajisje që mund të shërbenin për të prodhuar agjentin më vdekjeprurës nervor VX.

Sipas diplomatëve aziatikë dhe perëndimorë, rreth 90 operatore të Koresë së Veriut vazhdojnë të operojnë në Malajzi dhe disa prej tyre kanë hapur biznese të reja për të fshehur gjurmët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat