Ministri i Jashtëm iranian niset për negociata drejt Damaskut - Bota Sot
Ministri i Jashtëm iranian niset për negociata drejt Damaskut

Azia

Ministri i Jashtëm iranian niset për negociata drejt Damaskut

Më: 3 shtator 2018 Në ora: 11:09
Mohammad Javad Zarif.

Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif ka udhëtuar drejt Damaskut të hënën, për të biseduar me zyrtarë sirianë, ka njoftuar agjencia e lajmeve Tasnim, transmeton Reuters.

Forcat iraniane kanë mbështetur presidentin sirian, Bashar al-Assad në luftën civile shtatëvjeçare.

Javën e kaluar, ministri iranian i Mbrojtjes ka udhëtuar në këtë shtet dhe ka nënshkruar një marrëveshje për bashkëpunim ushtarak në mes të dy vendeve, së bashku me homologun e tij sirian.

Ndërkohë zëdhënësi i ministrisë së Jashtme iraniane, Bahram Qassemi ka njoftuar të hënën se, presidenti iranian, Hassan Rouhani pritet të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin dhe presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan të premten në Iran.

“Jam optimist se ky takim do të jetë i suksesshëm dhe produktiv për rajonin, popullin e Sirisë dhe luftën kundër terrorizmit”, ka thënë Qassemi.

Ky takim pritet të ndodhë derisa forcat e Qeverisë Siriane janë duke u përgatitur për një ofensivë në provincën veriperëndimore Iblid, zona e vetme e kontrolluar nga rebelët.

“Një nga çështjet më të komplikuara sot është Idlibi, e cila është zona e vetme e kontrolluar nga kryengritësit kundër qeverisë. Qeveria Siriane është e vendosur për t’i dhënë fund kësaj katastrofe”, është cituar të ketë thënë Qaseemi.

“Qeveria e Sirisë ka të drejtë të luftojë kundër terroristëve në këtë rajon. Irani si mbështetëse e Qeverië Siriane është prezente dhe do të vazhdojë ndihmën këshilluese për aq kohë sa ka nevojë kjo Qeveri”, është shprehur ndër të tjera ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...