Japonia goditet nga stuhia më e fuqishme në 25 vjet - Bota Sot
Japonia goditet nga stuhia më e fuqishme në 25 vjet

Azia

Japonia goditet nga stuhia më e fuqishme në 25 vjet

Më: 4 shtator 2018 Në ora: 15:22
Ilustrim

Japonia është goditur nga një prej stuhive më të fuqishme në 25 vjetët e fundit, teksa zyrtarët kanë paralajmëruar më shumë se 1 milion persona të evakuohen nga shtëpitë e tyre.

Stuhia Jebi ka prekur zonat perëndimore, duke sjellë shi të madh dhe është raportuar për erëra të fuqishme deri në 172 kilometra në orë.

Në disa pjesë të Kjotos, janë rrëzuar kulmet e stacioneve të trenit.

Ende nuk është raportuar për viktima derisa stuhia pritet të dobësohet, pavarësisht se është duke lëvizur në pjesë të ndryshme të këtij vendi.

Përveç tjerash është raportuar edhe për qindra anulime të fluturimeve dhe udhëtimeve me trena.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...