Ligjvënësit pakistanezë zgjedhin presidentin e ri

Azia

Ligjvënësit pakistanezë zgjedhin presidentin e ri

Më: 4 shtator 2018 Në ora: 16:17
Arif Alvi.

Ligjëvënësit në Pakistan kanë zgjedhur Arif Alvi, nga partia Tehrik-e Insaf, si president të shtetit.

Roli i presidentit në Pakistan është tejet ceremonial në të cilin udhëheqësi i shtetit zgjedhet në mënyrë indirekte nga ligjëvënësit e Asamblesë Kombëtare, Senati dhe katër asambletë provinciale të shtetit.

Alvi është parashikuar se do të fitonte në votimin e 4 shtatorit, i cili vjen pas mbajtjes së zgjedhjeve kombëtare më 25 korrik dhe vetëm dy javë pasi Imran Khan është zgjedhur kryeministër i Pakistanit.

Alvi do të zëvendësojë Mamnoon Hussain, i cili pritet të lirojë zyrën e presidentit më 8 shtator, pas kompletimit të mandatit të tij pesëvjeçar.

Pakistani ka zvogëluar kompetencat e rolit të presidentit me anë të një amendamenti kushtetues në vitin 2010.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat