Tajfuni në Japoni mbyt së paku gjashtë veta

Azia

Tajfuni në Japoni mbyt së paku gjashtë veta

Më: 4 shtator 2018 Në ora: 17:21
Tajfuni Jebi ka demoluar pjesën perëndimore të Japonisë, duke shkaktuar edhe shira të rrëmbyeshëm dhe erëra të fuqishme deri 172 kilometra në orë.

Një tajfun që konsiderohet ndër më të fuqishmit në 25 vjetët e fundit, ka goditur Japoninë duke mbytur 6 persona dhe lënë të lënduar 160 persona.

Tajfuni Jebi ka demoluar pjesën perëndimore të Japonisë, duke shkaktuar edhe shira të rrëmbyeshëm dhe erëra të fuqishme deri 172 kilometra në orë.

Stuhia përfshiu Osaka Bay, një cisternë nën urë, dhe në pjesën e Kiotos të një çati e stacionit hekurudhor u zbrit poshtë krejt.

Zyrtarët urdhëruan që më shumë se një milion njerëz në zonat e prekura të evakuohen nga shtëpitë e tyre, në mes të paralajmërimeve për vale të larta ujore të shkaktuara nga stuhia, përmbytje dhe  rrëshqitje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat