Stuhi shkatërrimtare mbi Japoni, qindra të plagosur dhe mbi 10 të vdekur - Bota Sot
Stuhi shkatërrimtare mbi Japoni, qindra të plagosur dhe mbi 10 të vdekur

Azia

Stuhi shkatërrimtare mbi Japoni, qindra të plagosur dhe mbi 10 të vdekur

Më: 5 shtator 2018 Në ora: 08:36
Japoni

Japonia është goditur mëngjesin e të mërkurës nga një nga stuhitë më të forta të 25 viteve të fundit, Typhoon Jebi.

Të paktën 10 vetë kanë humbur jetën, ndërsa rreth 300 të tjerë janë plagosur dhe po marrin ndihmën mjekësore në qendrat shëndetësore, sipas burimeve zyrtare.

Stuhia goditi pjesën perëndimore të Japonisë, duke përfshirë qytetet e mëdha si Kyoto dhe Osaka, ndërsa është dhënë urdhër evakuimi përreth 1.2 milionë persona.

Fluturimet ajrore, lundrimet detare dhe lëvizja e trenave, janë pezulluar për momentin, ndërsa mijëra persona janë evakuuar nga aeroporti i Osakës.

Raportimet më të fundit nga qendrat meteorologjike flasin për erëra që po ulin intensitetin e tyre dhe po spostohen drejt veriut, por kërkohet vëmendje ndaj rrëshqitjes së dherave.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...