IS-i merr përgjegjësinë për sulmet në Kabul

Azia

IS-i merr përgjegjësinë për sulmet në Kabul

Më: 6 shtator 2018 Në ora: 11:02
Kabul, 6 shtator 2018.

Grupi militant Shteti Islamik (IS) e mori përgjegjësinë për sulmet e së mërkurës në Kabul, të cilat lanë të vrarë së paku 26 njerëz.

Shteti Islamik, përmes agjencisë së tij të lajmeve Amaq, tha se bombarduesit kanë sulmar "një tubim të të pafeve" në lagjen Dasht-e-Barçi të kryeqytetit afgan.

Mbi 90 vetë janë plagosur në sulmet që goditën një klub të mundjes në lagjen e banuar me shumicë shiite.

Një sulmues vetëvrasës e hodhi vetën në erë brenda klubit, ndërsa 40 minuta më vonë një makinë bombë shpërtheu pranë.

Që nga muaji janar, në Kabul kanë ndodhur së paku 17 sulme që kanë lënë të vrarë së paku 430 njerëz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat