Tërmet i fuqishëm në Japoni, së paku 8 të vdekur dhe 130 të plagosur - Bota Sot
Tërmet i fuqishëm në Japoni, së paku 8 të vdekur dhe 130 të plagosur

Azia

Tërmet i fuqishëm në Japoni, së paku 8 të vdekur dhe 130 të plagosur

Më: 6 shtator 2018 Në ora: 10:50
Tërmet i fuqishëm në Japoni

Së paku tetë persona kanë humbur jetën dhe 130 të tjerë kanë mbetur të plagosur, ndërsa 40 të tjerë rezultojnë të zhdukur si pasojë e një tërmeti që ka goditur ishullin japonez të Hokkaido.

Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 6.7 ballë të shkallës rihter, ka goditur kryesisht qytetin e Atsuma, ku ka shkaktuar rrëshqitje dheu dhe dëmtime banesash.

25 mijë ushtarë janë angazhuar në terren, për t’iu ardhur në ndihmë banorëve.

Pak minuta pas tërmetit të parë të kësaj të enjteje, një tjetër tërmet me magnitudë 5.3 ballë të shkallës rihter goditi zonën.

Tërmeti e kishte epiqendrën 62 kilometër në juglindje të Sapporo.

Lëkundjet e fuqishme, dëmtuan edhe një impiant të rëndësishëm termik, i cili furnizonte rajonin. 

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...