Indi, Gjykata e Lartë rrëzon ligjin që penalizonte aktet homoseksuale - Bota Sot
Indi, Gjykata e Lartë rrëzon ligjin që penalizonte aktet homoseksuale

Azia

Indi, Gjykata e Lartë rrëzon ligjin që penalizonte aktet homoseksuale

Më: 6 shtator 2018 Në ora: 21:19
Indi

Në Indi Gjykata e Lartë rrëzoi një ligj të epokës koloniale që penalizonte aktet homoseksuale.

Gjykata dha vendimin bazuar në një ankim të paraqitur nga pesë persona, që pretendonin se jetonin me frikën se mund të ngacmohen apo ndiqen penalisht nga policia.

Ligji, i njohur si neni 377, deklaronte se "marrëdhëniet trupore" mes anëtarëve të të njëjtit seks shkojnë kundër "rregullave të natyrës".

Ligji ishte rrëzuar në 2009 nga një gjykatë e lartë në Nju Delhi, por vendimi u hodh poshtë katër vite më vonë nga Gjykata e Lartë.

Prej kohësh homoseksualiteti është konsideruar tabu në Indinë konservatore. Në vendimin e gjykatës të enjten thuhej se ligji i lë anëtarët e komunitetit LGBT (lezbike, homoseksual, biseksualë dhe transgjinorë) pre të ngacmimeve dhe ndjekjes penale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...