Protestë kundër planit të Assadit për të rimarrë nën kontroll Idlibin

Azia

Protestë kundër planit të Assadit për të rimarrë nën kontroll Idlibin

Më: 8 shtator 2018 Në ora: 12:11
Protesta në Idlib. 7 shtator, 2018.

Mijëra persona kanë protestuar në provincën siriane Idlib kundër sulmit të paralajmëruar nga forcat e presidentit sirian, Bashar al-Assad, për të cilin, Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se mund të shkaktojë një katastrofë humanitare.

Protesta e mbajtur më 7 shtator, erdhi pas një takimi në mes të liderëve të Rusisë dhe Iranit, të cilët deklaruan se mbështesin përpjekjen e Assadit për të rifituar kontrollin e bastionit të fundit të forcave rebele në vend, ndërkaq, lideri i Turqisë, që ka paralajmëruar për mundësinë e humbjes katastrofike të jetëve dhe zhvendosjen e civilëve, nëse një sulm i tillë ndodh.

Nuk është arritur asnjë marrëveshje në takimin ku është folur për një armë-pushim të mundshëm në Idlib, që është propozuar nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe duket se kjo gjë do t’i lejojë Assadit që të vazhdojë me idenë e tij për të kryer një fushatë për të rimarrë këtë provincë.

Për Rusinë, Iranin dhe Qeverinë siriane, rimarrja e kontrollit të Idlibit është thelbësore për të kompletuar atë që ata kërkojnë: fitoren ushtarake në luftën civile siriane, ku janë vrarë mbi 400 mijë persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur.

Forcat siriane vitin e kaluar kanë arritur të rimarrin kontrollin e pothuajse të gjitha qyteteve të mëdha në vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat