Takimi i tretë mes udhëheqësve koreanë… brenda vitit - Bota Sot
Takimi i tretë mes udhëheqësve koreanë… brenda vitit

Azia

Takimi i tretë mes udhëheqësve koreanë… brenda vitit

Më: 18 shtator 2018 Në ora: 17:42
Moon Jae-in dhe Kim Jong-un

Një pritje në stil koreano-verior për liderin e Koresë së Jugut, Moon Jae-in, në Penian. Liderët e dy Koreve po takohen për të tretën herë gjatë këtij viti, por për të parën herë në kryeqytetin e Veriut të izoluar.

Moon Jae-in dhe Kim Jong-un përshkruan me një makinë të hapur pjesë të kryeqytetit koreano-verior, ndërsa në të dyja anët e rrugëve me dhjetëra e mijëra koreano-veriorë valëvisnin lule dhe hidhnin slogane për bashkimin.

Koreja e Veriut ka mbajtur një seri takimesh të rralla këtë vit me Korenë e Jugut, por edhe me SHBA-në. Por, bisedimet me Uashingtonin kanë ngecur dhe palët kanë rënë dakord vetëm për qëllime shumë të përgjithshme.

Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in, është vendosur në rolin e një ndërmjetësi mes Veriut dhe SHBA-së dhe po përpiqet të thellojë marrëdhëniet ndërkoreane.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera