K. Veriore pajtohet për mbylljen e zonave të testimeve raketore - Bota Sot
K. Veriore pajtohet për mbylljen e zonave të testimeve raketore

Azia

K. Veriore pajtohet për mbylljen e zonave të testimeve raketore

Më: 19 shtator 2018 Në ora: 08:10
Presidenti i Koresë Jugore, Moon Jae-in (majtas) dhe lideri verikorean, Kim Jong-un.

Presidenti i Koresë Veriore, Kim Jong-un është pajtuar për të mbyllur një nga lokacionet kryesore të testimit të raketave, ka thënë homologu i tij jugkorean, Moon Jae-in.

Pas takimit në Phenjan, të dy liderët “janë pajtuar për rrugën drejt denukearizimit”, ka thënë Moon.

Marrëveshja është përshkruar nga Kim si “hap përpara” drejt arritjes së paqes ushtarake në Gadishullin Korean.

Kim po ashtu ka thënë se shpreson se “do ta vizitojë Seulin në të ardhmen”, çka do të shënonte vizitën e parë të një lideri korean atje.

Çështja kryesore e samitit në mes të dy liderëve ka qenë denuklearizimi. Pavarësisht pse Shtetet e Bashkuara dhe Koreja Veriore kanë deklaruar se janë pajtuar për arritjen e denuklarizimit, negociatat janë bllokuar.

Moon ka thënë se Kimi është “pajtuar për të mbyllur përgjithmonë zonën e testimeve, Tongchang-ri” dhe se kjo gjë do të bëhet “në prezencë të ekspertëve nga shtete të rëndësishme”, të cilët do të verifikonin se lokacioni nuk është më funksional.

Ai ka thënë po ashtu se Kim është pajtuar për të mbyllur dhe zonën bërthamore Yongbyon, vend në të cilin besohet se Koreja Veriore ka prodhuar material për testime bërthamore, mirëpo vetëm nëse edhe Shtetet e Bashkuara marrin disa hapa reciprokë.

Detajet tjera nuk janë bërë të ditura.

Presidenti jugorean ka ftuar liderin e Koresë Veriore që të vizitojë Seulin, duke thënë se kjo vizitë duhet të ndodhë para përfundimit të vitit.

Ata po ashtu kanë treguar planet që të dyja vendet të jenë nikoqire të Lojërave Olimpike Verore të vitit 2032.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...