25 akuza kundër ish-Kryeministrit

Azia

25 akuza kundër ish-Kryeministrit

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 23:24
Najib Razak

Ish-Kryeministri i Malajzisë, a, është akuzuar për 21 vepra penale në një rast të lidhur me një skandal korrupsioni ku përfshihen  miliona dollarë.

Ai u akuzua në gjykatë të enjten në lidhje me transferimin e supozuar të 556 milion dollarëve nga fondi shtetëror 1MDB në llogarinë e tij personale bankare.

Mbi të rëndojnë gjithashtu katër akuza për abuzim me pushtetin. Najib nuk ka pranuar asnjërën nga 25 akuzat.

Najib, anëtarët e familjes së tij dhe disa aleatë janë akuzuar për shpërdorim të shumave të mëdha që thuhet se përdoren për të blerë gjithçka,  nga veprat e artit në pasuri të patundshme anembanë globit.

Akuzat luajtën një rol kryesor në humbjen e tij të zgjedhjeve që përfundimisht u fituan nga ish-këshilltari i tij, 93-vjeçari Mahathir Mohamad.

1MDB, fond i ngritur nga Najib në vitin 2009, synonte ta kthente kryeqytetin Kuala Lumpur në një qendër financiare dhe për të rritur ekonominë nëpërmjet investimeve strategjike.

Në vend të kësaj, kjo ide filloi të kishte pasoja negative në fillim të vitit 2015 pasi humbi pagesat për d11 miliardë dollarë që i detyrohej bankave dhe zotëruesve të obligacioneve.

Pastaj Wall Street Journal raportoi se kishte parë gjurmë që sugjeronin se rreth 700 milionë dollarë nga fondi ishin vënë në llogaritë personale të Najib. Fati i miliarda dollarëve të tjerë është ende i paditur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat