India ndryshon ligjin për tradhtinë bashkëshortore

Azia

India ndryshon ligjin për tradhtinë bashkëshortore

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 00:06
Indi

Tradhëtia bashkëshortore nuk është më një krim në Indi, falë një vendimi të marrë të enjten nga Gjykata e Lartë.

Vendimi rrëzoi një ligj britanik të epokës koloniale që diskriminonte gratë. Sipas ligjit një burrë që kishte marrëdhënie seksuale me një grua të martuar, pa miratimin e burrit të saj, mund të akuzohej dhe dënohej deri në pesë vjet burg.

“Tradhëtia bashkëshortore nuk mund dhe nuk duhet të jetë një krim”, tha kryetari i Gjykatës së Lartë ndërsa lexonte vendimin.

Ankimi në gjykatë me qëllimin për të rrezuar ligjin u bë nga biznesmeni Joseph Shine i cili argumentonte se ligji ishte diskriminues ndaj grave dhe arbitrar.

Ligji mbi tradhëtinë bashkëshortore i njihte të drejtën një burri të ndiqte penalisht çdo njeri që kryente marrëdhënie seksuale me gruan e tij. Por ligji pengonte gruan të ndiqte penalisht burrin apo gruan me të cilin ai kishte patur marrëdhënie jashtëmartesore.
Në vendimin e gjykatës thuhej se një marrëdhënie jashtëmartesore ishte një çështje private mes të rriturve dhe një arsye e vlefshme për divorc.

Tradhëtia bashkëshortore vazhdon të konsiderohet krim në shumë vende aziatike, sikurse edhe në disa shtete të Shteteve të Bashkuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat