Cunami godet qytetin Palu të Indonezisë pas një tërmeti të fuqishëm

Azia

Cunami godet qytetin Palu të Indonezisë pas një tërmeti të fuqishëm

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 16:36
Indonezi - foto akivi

Një cunami i fuqishëm, i shkaktuar nga një tërmet prej 7.5 shkallësh të Richterit, goditi një qytet bregdetar të Indonezisë, njoftuan zyrtarët.

Valë deri në dy metra përfshinë Palunë në ishullin Sulavesi, shumë shpejt pasi autoritetet lëshuan alarmin për cunami.

Videot në mediat sociale tregojnë njerëz duke bërtitur dhe duke ikur në panik, si dhe një xhami në mesin e ndërtesave të tjera të dëmtuara.

Zyrtarët njoftuan për pesë persona të vdekur, por nuk është e qartë nëse viktimat janë rezultat i cunamit.

Muajin e kaluar, një sërë tërmetesh goditën ishullin indonezian të Lombokut, duke vrarë qindra njerëz - më i madhi, më 5 gusht, vrau mbi 460 vetë.

Cunami i vitit 2004, i shkaktuar nga një tërmet pranë ishullit indonezian të Sumatrës, vrau 226,000 njerëz në gjithë Oqeanin Indian, përfshirë mbi 120,000 në Indonezi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat