Netanyahu: Marrëveshja bërthamore me Iranin, financim për makinerinë ushtarake

Azia

Netanyahu: Marrëveshja bërthamore me Iranin, financim për makinerinë ushtarake

Më: 4 tetor 2018 Në ora: 18:55
Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu

Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, vunë në pah marrëdhëniet e forta mes dy vendeve, gjatë vizitës së Merkelit sot në Izrael, pavarësisht qëndrimeve të tyre të ndryshme lidhur me marrëveshjen bërthamore të Iranit.

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kancelaren Merkel, kryeministri izraelit e kritikoi marrëveshjen bërthamore me Iranin si një lloj “financimi për makinerinë ushtarake të Teheranit”, por ndërkohë u përpoq të minimizonte shkallën e mosmarrëveshjeve me lideren gjermane.

“Ne biem dakord për t’u marrë vesh për shumicën e gjërave dhe nuk jemi të një mendjeje për disa gjëra,” deklaroi kryeministri Netanyahu gjatë konferencës për shtyp me Merkelin, pasi vlerësoi “qëndrimin e saj të parezervuar” kundër antisemitizmit.

Vizita dy-ditore e Merkelit në Izrael për rifillimin e bisedimeve ndërqeveritare zhvillohet në një kohë kur Bashkimi Evropian, po përpiqet të shpëtojë marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, pavarësisht rivendosjes së sanksioneve amerikane kundër Iranit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat