Kina me rregulla më të ashpra kundër grupeve etnike myslimane

Azia

Kina me rregulla më të ashpra kundër grupeve etnike myslimane

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 19:04
Ilustrim

Autoritetet kineze nisën një fushatë kundër prodhimeve hallall, për të parandaluar Islamin që të depërtojë në jetën sekulare dhe të ushqejë "ekstremizmin" në rajonin veriperëndimor Ksinjiang, ku grupet etnike myslimane përballen me kufizime fetare.

Hallall - nga arabishtja i lejueshëm - u referohet disa rregullave që i udhëzojnë myslimanët se çka është e lejueshme të përdoret si ushqim.

Pekini, viteve të fundit, është duke aplikuar masa të rrepta të sigurisë në Ksinjiang kundër, siç thotë, elementeve separatiste.

Sipas një raporti të mëhershëm të Kombeve të Bashkuara, rreth një milion myslimanë mbahen në kampe të riedukimit politik.

Udhëheqësi i Partisë Komuniste në Urumki, kryeqytetin e Ksinjiangut, kërkoi po ashtu nga zyrtarët që të thonë se nuk kanë fe, përveç ideologjisë marksiste, dhe të flasin vetëm gjuhën mandarine në publik.

"Besimi im është marksizmi-leninizmi... Unë duhet të valoj flamurin lart dhe të luftoj tendencën hallall, i vendosur në besimet e mia, madje deri në vdekje", thotë betimi i ri.
Ujgurët dhe grupet e tjera etnike myslimane kryesisht në Ksinjiang janë subjekt i rregullave strikte që ndalojnë mjekrën dhe burkat dhe shumë prej tyre janë arrestuar në kampet e riedukimit për vepra të vogla, si kontaktimi me anëtarët e familjes jashtë vendit, është thënë në një raport të OKB-së në muajin gusht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat