Paraburgimet sekrete në Kinë, marrin vëmendje ndërkombëtare

Azia

Paraburgimet sekrete në Kinë, marrin vëmendje ndërkombëtare

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 06:38
Ilustrim

Zhdukjet e fundit të dy qytetarëve kinezë të profilit të lartë kanë përqendruar edhe njëherë vëmendjen ndërkombëtare në sistemin ligjor të Kinës dhe përdorimin e saj të paraburgimeve sekrete.

E para qe u zhduk ishte aktorja e listës A Fan Bingbing, e cila është shfaqur gjithashtu ne filmin X-Men dhe Iron Man. Ajo nuk u pa në publik muaj me radhë gjatë verës dhe heshti në mediat sociale, para se të kthehej në fillim të tetorit me një kërkesë faljeje për të shmangur taksat.

Dy ditë pasi u shfaq sërish, doli që presidenti i agjencisë së policisë globale, Interpol, Meng Hongwei, ishte zhdukur gjatë një udhëtimi në Kinë. Gruaja e tij thotë se komunikimi i tij i fundit me të ishte një tekst me një simbol thike, të cilin ajo e kuptonte se i shoqi ishte në rrezik.

Më 8 tetor, autoritetet kineze njoftuan se Hongwei po hetohet për marrje ryshfeti. Teksa këto dy raste kanë shkaktuar një vale të vëmendjes ndërkombëtare, zhdukjet me forcë nuk janë asgjë e re në Kinë.

Zhdukjet mund të synojnë njerëz nga sfera te ndryshme të jetës: avokatë të të drejtave të njeriut, zyrtarë të korruptuar, zyrtarë që janë në shënjestër për arsye politike, shitësit e librave që publikojnë material që zemërojnë liderët e partisë ose njerëz të shquar që bien ndesh me interesat e partisë.

Përsa i përket partisë, megjithatë, individët që janë hetuar, nuk janë “zhdukur”; ata ndalohen sipas një procesi shumë të orkestruar dhe burokratik. Arrestimet padyshim kanë cënuar imazhin ndërkombëtar të Kinës, por audienca kryesore për mesazhin e synuar është ajo vendase. Çfarëdo që ndodh në paraburgim, ata që zhduken papritur, rishfaqen duke deklaruar fajin e tyre dhe duke kërkuar falje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat