Arrestohen 15 persona për planifikonim të sulmeve terroriste

Azia

Arrestohen 15 persona për planifikonim të sulmeve terroriste

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 22:39
Foto ilustrim

Ministri iranian i Inteligjencës, Mahmud Alavi njoftoi sot për arrestimin e 15 anëtarëve të tre celulave terroriste, që po planifikonin sulme kundër pelegrinëve iranianë që niseshin për në vendet e shenjta shiite në Irak.

Ky operacion u zhvillua në provincën jugperëndimore iraniane të Kuzestanit, në kufij me Irakun.

Sipas Alavit, të arrestuarit po projektonin që të kryenin sulme vetëvrasëse kundër pelegrinëve iranianë që në këto ditë shkojnë në Irak për të vizituar Karbalan.

Pritet të vijnë rreth dy milionë iranianë këto ditë në Karbala, nga të cilët një milionë e gjysmë kanë mbërritur në këtë qytet të shenjtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat