Khashoggi ishte planifikuar të drogohej dhe dërgohej në një shtëpi të sigurt?

Azia

Khashoggi ishte planifikuar të drogohej dhe dërgohej në një shtëpi të sigurt?

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 18:11
Hetimet per gazetarin saudit Jamal Khashoggi

Zyrtarët sauditë thanë se plani fillestar ishte për të bindur gazetarin saudit Jamal Khashoggi për t'u kthyer në Arabinë Saudite dhe nëse ai refuzon, siç tha një zyrtar për CNN, hapi tjetër ishte droga qetësuese dhe të dërgohej në një shtëpi të sigurt në Stamboll për 48 orë.

Zyrtari saudit në kushte anonime ka thënë se në vendngjarje ishte edhe eksperti i mjekësisë ligjore për të hequr të gjitha provat e pranisë së Khashoggi në konsullatën saudite dhe në një shtëpi të sigurt në mënyrë që nëse ai më vonë do të thoshte se ishte i rrëmbyer, nuk do të ketë dëshmi për këtë.

Zyrtari tha se 15 sauditë ishin të përfshirë në operacion, nëntë prej tyre kanë qenë në konsullatë, tre ose katër që e morën në pyetje dhe të tjerët që merreshin me logjistikën.

Pjesa tjetër e ekipit ishte duke pritur në një shtëpi të sigurt, tha ky zyrtar.

Ai tha për CNN se Khashoggi ishte i shqetësuar kur i treguan se do të drogohej dhe të dërgohej në një shtëpi të sigurt, dhe filloi të kundërshtojë me ç'rast edhe vdiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat