Afganistani nis hetime pas pretendimeve për viktima në një operacion ushtarak

Azia

Afganistani nis hetime pas pretendimeve për viktima në një operacion ushtarak

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 13:04
Pamje të protestuesve kundër operacionit të forcave qeveritare.

Zyrtarët afganë thënë se kanë nisur një hetim lidhur me pretendimet se të paktën 14 civilë janë vrarë në një operacion ushtarak tokësor në lindje të Afganistanit.

Protestuesit kanë bllokuar përkohësisht një autostradë që lidh Afganistanin dhe Pakistanin, duke kërkuar më shumë masa kundër personave që janë përgjegjës për bastisjet e forcave të sigurisë afgane në Provincën Nangahar.

Zëdhënësi i provincës, Attaullah Khogyani, ka konfirmuar se ka pasur viktima në operacionin ushtarak dhe ka thënë se një hetim zyrtar tashmë ka nisur.

Një banor lokal, Najibullah Amarkhil, ka thënë se 16 persona janë të vdekur, duke përfshirë gra dhe fëmijë.

“Forcat qeveritare kanë kryer bastisje në disa shtëpi. Ata kanë vrarë 14 persona, duke përfshirë një foshnje gjashtë muajshe”, ka thënë Amarkhil për agjencinë e lajmeve AFP, duke shtuar se dy persona tjerë janë vdekur nga plagët në spital.

“Ne i kërkojmë Qeverisë që të ndëshkojë ata që janë përgjegjës”, ka thënë ai.

Banorët e Afganistanit janë përballur për 17 vjet me konflikt në shtetin e tyre.

Të paktën 8,050 civilë janë vrarë dhe plagosur në këtë shtet vetëm në nëntë muajtë e parë të këtij viti, është thënë në një raport të Kombeve të Bashkuara.

Në këtë raport është thënë se 65 për qind e viktimave kanë qenë pre e sulmeve të talibanëve, grupit militant, Shteti Islamik dhe forcave kundërqeveritare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat