India ndërton statujën më të lartë në botë, gati inaugurimi

Azia

India ndërton statujën më të lartë në botë, gati inaugurimi

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 21:36
India ndërton statujën më të lartë në botë, gati inaugurimi

India po përgatitet për të inauguruar javën e ardhshme statujën më të gjatë në botë.

Bëhet fjalë për statujën e Sardar Vallabhbhai Patel, një politikan dhe lider social, i cili ishte pjesë e luftës së lirisë që rezultoi me pavarësinë në 1947. Me 182 m , mbi lumin Narvada në shtetin Gujarat, statuja pritet të inaugurohet në 31 tetor me afërsisht 1850 tonë bronx dhe mendohet se ka një kosto prej 410mln $.

Imazhet e publikuara tregojnë punëtorët indianë që po bëjnë punimet e fundit të Patel. Ky projekt ambicioz është lajmëruar nga Modi në 2010, i cili ishte në atë kohë kryeministri i Gujarat.

E promovuar si një ëndërr e Modit, projekti përfshin edhe një muze dhe një qendër kërkimesh e argëtimesh. Modi pritet që ta inaugurojë Statujën javën tjetër në një ceremoni me të ftuar shumë të rëndësishëm dhe liderë qeveritarë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat