Abbas akuzon Hamasin se po punon për interesat e SHBA-së

Azia

Abbas akuzon Hamasin se po punon për interesat e SHBA-së

Më: 28 tetor 2018 Në ora: 23:09
Presidenti palestinez Mahmud Abbas

Presidenti palestinez Mahmud Abbas akuzoi sot lëvizjen Hamas se është vënë në shërbim të interesave amerikane, pasi refuzon të largohet nga kontrolli i Rripit të Gazës.

Ai shprehu frikën se SHBA po planifikon një propozim për t'i ofruar palestinezëve një shtetësi të kufizuar në Rripin e Gazës dhe një nivel të caktuar të autonomisë në pjesë të Bregut Perëndimor.

Presidenti palestinez kërkon pavarësi të plotë në të dyja territoret.

"Refuzimi i Hamasit për të lënë kontrollin e Rripit të Gazës është të pranojë opinionin e armikut, i cili planifikon të japë një mini-shtet në Gaza dhe autonomi në Bregun Perëndimor", tha ai.

Hamasi mori kontrollin e Rripit të Gazës nga lëvizja palestineze Fatah në vitin 2007, dhe përpjekjet për pajtim kombëtar kanë qenë të pasuksesshme në disa raste.

Abbas ndërpreu lidhjet me presidentin amerikan Donald Trump vitin e kaluar kur SHBA-ja e njohu Jerusalemin për kryeqytet të Izraelit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat