Rrëzimi i helikopterit ushtarak në Afganistan rezulton me 25 viktima - Bota Sot
Rrëzimi i helikopterit ushtarak në Afganistan rezulton me 25 viktima

Azia

Rrëzimi i helikopterit ushtarak në Afganistan rezulton me 25 viktima

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 08:37
Afganistan

Zyrtarët e provincës Farah në Afganistan kanë thënë më 31 tetor se rrëzimi i një helikopteri ushtarak ka rezultuar me vdekjen e 25 zyrtarëve të lartë që kanë qenë në bord.

Zëdhënësi i kësaj Province, Naser Mehdi ka thënë se helikopteri është rrëzuar pasi është ngjitur në zonën malore Anar Dara.

Ai ka thënë se helikopteri është rrëzuar si pasojë e motit të keq, ndërsa një zëdhënës i talibanëve ka pretenduar se militantët e kanë rrëzuar atë.

Mehdi ka thënë se në mesin e pasagjerëve kanë qenë edhe zëvendës-komandati për zonën perëndimore të Afganistanit dhe udhëheqësi i këshillit të provinës Farah.

Ndërkohë zyrtarët kanë thënë se një sulmues vetëvrasës ka kryer sulmin jashtë burgut më të madh të Afganistanit në Kabul, duke lënë të vdekur të paktën shtatë persona, duke përfshirë punëtorët e burgut dhe personelin e sigurisë.

Zëdhënësi i ministrisë së Brendshme, Najib Danish ka thënë se sulmuesi ka shënjestruar një autobus që ka qenë duke bartur punëtorë të burgut më 31 tetor.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera