Koalicioni arab në Jemen përgatit një operacion të madh ndaj Houthi-t - Bota Sot
Koalicioni arab në Jemen përgatit një operacion të madh ndaj Houthi-t

Azia

Koalicioni arab në Jemen përgatit një operacion të madh ndaj Houthi-t

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 06:13
Hodeidah, Jemen

Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite ka dërguar mijëra trupa pranë qytetit kryesor të Jemenit Hodeidah, thanë burimet lokale ushtarake të mërkurën, në një masë për të ushtruar presion ndaj kryengritësve të Houthit, të cilët mbështeten nga Irani, për t’u kthyer në bisedimet e paqes të sponsorizuara nga OKB-ja.

Shtetet e Bashkuara dhe Britania kanë bërë thirrje për t’i dhënë fund luftës që zgjat prej më shumë se 3 vitesh dhe që e ka shtyrë Jemenin e varfër në prag të krizës së urisë, duke shtuar edhe më shumë presionin mbi Arabinë Saudite, e cila përballet edhe me një protestë globale lidhur me vrasjen e gazetarit të shquar Jamal Khashoggi, në konsullatën saudite në Stamboll më 2 tetor.

Aleanca ushtarake e shteteve myslimane sunite, të udhëhequr nga Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, ka vendosur forca rreth 30,000 forca në jug të Hodeidah Houthi dhe afër hyrjes së saj lindore, tha burime ushtarake pro-koalicioniste nga Jemeni për Reuters.

“Mijëra ushtarë jemenas të trajnuar nga koalicioni, janë dërguar në periferi të Hodeidah, përveç armatimeve moderne, duke përfshirë automjete të blinduara dhe tanke, në përgatitje për një operacion të madh në ditët e ardhshme”, tha një burim.

I dërguari i posaçëm i OKB-së në Jemen po përpiqet të shpëtojë bisedimet e paqes, që u ndalën në shtator, duke ngritur rrezikun e një sulmi të përtërirë në qytetin e Detit të Kuq, portin kryesor të vendit dhe një litar shpëtimi për miliona jemenas që mbështeten në ndihmën humanitare.

I dërguari Martin Griffiths përshëndeti një thirrje nga Sekretari i Shtetit i SHBA-së Mike Pompeo të martën, për një ndërprerje të armiqësive përpara negociatave të udhëhequra nga OKB, të planifikuara për në fillimin të këtij muaji.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera