Rrëfehet gruaja e gazetarit saudit të vrarë: Ja si u njoha me Jamal Khashoggi

Azia

Rrëfehet gruaja e gazetarit saudit të vrarë: Ja si u njoha me Jamal Khashoggi

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 12:40
Hatice Cengiz, e veja gazetarit saudit të vrarë Jamal Khashoggi

Hatice Cengiz, e veja gazetarit saudit të vrarë Jamal Khashoggi, në një intervistë me ABC Neës-in amerikan theksoi se ajo ende nuk e di se ku është trupi i tij.

“Ne nuk e dimë se ku është trupi i tij. Nuk ka asnjë shpjegim. Kjo është e papranueshme nga Islami”, tha Çengiz.

Duke shpjeguar se si u njoh me të, ajo tha e takoi Khashoggi gjashtë muaj më parë në konferencë dhe se kur donte t’i bënte një intervistë gazetari saudit e pranoi.

“Për një studiuese si mua ishte një nder dhe u ndjeva me të vërtetë krenare që mund të flisja me një gazetar e publicist të njohur. Patëm një  bisedë shumë të këndshme. Ai ishte një njeri i ndershëm, kishte një zemër të madhe. Ndihesha e nderuar me të”, tha Cengiz.

Ajo tha se në vizitën e parë në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll, Khashoggi në të vërtetë e  mendonte se kjo ishte një lëvizje e rrezikshme.

Ajo theksoi se, pasi ata kanë filluar përgatitjet për të hyrë zyrtarisht në martesë, Khashoggi më 28 shtator për herë të parë mbërriti në konsullatën në Stamboll, për të marrë dokumentet e nevojshme.

Ajo përmendi se edhe ai ishte i shqetësuar për shkuarjen në ndërtesën e konsullatës.

“Ai nuk donte që të shkojë në konsullatë. Mendonte se do të ishte e rrezikshme. Nuk donte që të përballej me pasojat e pikëpamjeve të tij politike”, tha e veja e tij.

Ajo shtoi se megjithatë, pas vizitës së parë në konsullatë, shqetësimi që kishte parë më parë ishte hequr.

“Ai ishte shumë i kënaqur me sjelljen e stafit dhe mikpritjen konsullore ndaj tij”, tha Cengiz, duke theksuar se gjatë vizitës së dytë në konsullatë, më 2 tetor, nuk ndjehej më e frikësuar dhe mendonte vetëm për martesën pas marrjes të të gjitha dokumentave të nevojshme.

Megjithatë, ajo vuri në dukje se nisi të ndjente frikë kur e kuptoi se Khashoggi, pas hyrjes në konsullatë nuk po dilte për një kohë të gjatë prej aty, megjithatë kurrë nuk e kishte menduar mundësinë e vrasjes.

“Unë nuk dua të besoj se ai u vra.”

Ajo tha se që nga zhdukja e tij e deri në momentin që Arabia Saudite pranoi vrasjen, gjatë këtyre 17 ditëve, ajo shpresonte që ai të ishte ende gjallë.

“Ditën kur qeveria e Arabisë Saudite pranoi se ai u vra në konsullatë, vetëm atëherë unë besova se është vrarë me të vërtetë”, tha Çengiz.

Në fund, ajo i bëri thirrje Presidentit Trump që të ofronte garanci për një hetimi për vrasjen e Khashoggi të ishte i besueshëm.

“Presidenti amerikan duhet të ketë një këndvështrim njerëzor të ngjarjes dhe kjo duhet të jetë në frontin e politikës ndërkombëtare dhe diplomacisë”, tha Hatice Cengiz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat