Protestat e përjavshme në Gaza/ Bie numri i pjesëmarrësve, nuk raportohen viktima

Azia

Protestat e përjavshme në Gaza/ Bie numri i pjesëmarrësve, nuk raportohen viktima

Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 06:31
Gaza

Turmat e palestinezëve protestuan përgjatë kufirit të Gazës dhe Izraelit të premten, por në numër më të vogël dhe me më pak zemërim se sa është parë muaj me radhë, kjo pasi ndërmjetësuesit egjiptianë kanë punuar për të ulur tensionet mes palëve.

Trupat izraelite plagosën shtatë vetë kur hapën zjarr ndaj protestuesve, por nuk kishte asnjë të vdekur, thanë zyrtarët shëndetësorë të Gazës, ndërsa edhe ushtria izraelite konfirmoi se kishte qëlluar mbi turmën, pasi kjo e fundit kishte hedhur granata dhe goma të ndezura drejt ruajtësve të kufirit.

Palestinezët protestojnë prej 7 muajsh, çdo të premte në Rripin e Gazës, ndërsa që nga muaji mars, deri tani, janë vrarë rreth 220 persona, sipas burimeve shëndetësore palestineze dhe vetëm një pjesëtar i ushtrisë izraelite.

Protestat javore në Rripin e Gazës të sunduar nga Hamasi filluan në mars dhe në disa raste kanë tërhequr dhjetëra mijëra njerëz, por të premten vetëm disa mijëra u shfaqën, pasi zyrtarët egjiptianë, të cilët kanë udhëtuar mes të Izraelit dhe Gazës, kanë bërë një vizitë të rrallë në kufi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat