Gruaja e krishterë e akuzuar për blasfemi, ndalohet të lëshojë Pakistanin - Bota Sot
Gruaja e krishterë e akuzuar për blasfemi, ndalohet të lëshojë Pakistanin

Azia

Gruaja e krishterë e akuzuar për blasfemi, ndalohet të lëshojë Pakistanin

Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 12:27
Pakistan

Një grua e krishterë e akuzuar për blasfemi apo ofendim ndaj Zotit dhe fesë është ndaluar për të dalë nga Pakistani, në pritje të gjykimit për shfajësimin e saj.

Ndalesa është pjesë e marrëveshjes në mes të Qeverisë dhe partisë strikte në mes të protestave kombëtare që trazuan vendin për disa ditë me radhë.

Protestat përfunduan pas marrëveshjes me qeverinë për të rishikuar shfajësimin e 54 vjecares Asia Bibi.

Gjykata Supreme e Pakistanit, më 31 tetor riktheu gjykimin për blasfemi ndaj Bibit, një grua katolike që kaloi 8 vite në prag të vdekjes.

Ministri i Marrëdhënieve Fetare, Noorul Haq Qadri, tha se Bibi do të ndalohet të lëshojë vendin deri sa Gjykata Supreme të rishikojë verdiktin.

Gjykata kishte deklaruar se nuk ka prova të mjaftueshme se ajo ka bërë blasfemi, një akt që dënohet me vdekje në Pakistan.

Vendimi i gjykatës kishte tërbuar myslimanët nëpër botë.

Asnjë ekzekutim juridik për blasfemi nuk ka ndodhur ende në Pakistan, por 20 nga personat e akuzuar ishin vrarë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera