Koreja e Veriut kërcënon se do të rifillojë programin e armëve bërthamore

Azia

Koreja e Veriut kërcënon se do të rifillojë programin e armëve bërthamore

Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 19:39
Kim Jong-un

Koreja e Veriut ka paralajmëruar se mund të ringjallë politikën e saj të ndërtimit të arsenalit bërthamor nëse Shtetet e Bashkuara nuk heqin sanksionet ekonomike kundër vendit.

Në një deklaratë, ministria e jashtme e Koresë së Veriut tha se "përmirësimi i marrëdhënieve dhe sanksioneve është i papajtueshëm".

Peniani, sidoqoftë, nuk kërcënoi me tërheqje nga negociatat aktuale bërthamore me SHBA-të, por akuzoi Uashingtonin se po anashkalon angazhimet e marra nga udhëheqësi koreano-verior, Kim Jong-un dhe presidenti Donald Trump, në takimin e tyre të qershorit në Singapor, për një gadishull Korean pa armë bërthamore.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha ndërkohë se planifikon javën e ardhshme të bisedojë me homologun e tij koreano-verior. Pompeo nuk tregoi vendin apo datën e takimit, që sipas gjasave do të ketë si qëllim të bindë Korenë e Veriut të ndërmarrë hapa më konkretë drejt denuklearizimit dhe të shtrojë bazat për një takim të dytë mes Trump dhe Kim Jong-un.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat