Gjendet avioni i rrëzuar me 189 persona në bord - Bota Sot
Gjendet avioni i rrëzuar me 189 persona në bord

Azia

Gjendet avioni i rrëzuar me 189 persona në bord

Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 08:27
Pamje nga kërkimet pë viktimat

Zhytësit kanë parë me sy trupin e avionit indonezian, i cili të dielën u rrëzua në det me 189 udhëtarë dhe anëtarë të ekuipazhit.

Drejtori i Agjencisë Kombëtare për Kërkim dhe Shpëtim, Muhammad Syaugi, konfirmoi se zhytësit kanë zbuluar vendndodhjen e avionit të kompanisë Lion Air, të tipit Boeing 737 MAX 8.

Ai rikujtoi se deri më tani, ekipet kanë arritur të nxjerrin në sipërfaqe dy turbina dhe një rrotë. Për sa i përket kutisë së dytë të zezë, ai tha se po pranojnë një sinjal, megjithatë të dobët. Siç tha Syaugi, rrymat e forta detare në fund të detit po vështirësojnë në masë të madhe punën e zhytësve.

Kujtojmë se Boeing 737 MAX 8 u rrëzua të hënën në mëngjes, vetëm 13 minuta pas nisjes nga Xhakarta në Pangkal Pinang të ishullit Sumatra, duke shkuar për në Xhakarta.

Nga 73 qese të kufomave të viktimave dhe sendeve të tyre që janë transportuar në spital, deri më tani janë identifikuar vetëm 4 persona.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera