Talibanët nuk janë të gatshëm për bisedime me Kabulin

Azia

Talibanët nuk janë të gatshëm për bisedime me Kabulin

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 18:01
Afganistan

Talibanët nuk janë të gatshëm të bisedojnë me Qeverinë afgane, tha një pjesëtar i grupit militant gjatë bisedimeve në Moskë.

Një delegacion i talibanëve mori pjesë të premten në një konferencë diplomatike në Rusi për herë të parë, por Qeveria afagne nuk dërgoi asnjë përfaqësues zyrtar dhe palët nuk raportuan për përparim.

Në fund të bisedimeve në kryeqytetin rus, Sher Mohammad Abbas Stanakzai, i cili udhëhoqi delegacionin taliban, tha se militantët nuk janë të gatshëm të bisedojnë për paqe me Kabulin, porse do të negociojnë me Shtetet e Bashkuara.

Në hapje të takimit më herët, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se shpreson të ketë "përpjekje të reja të përbashkëta për të hapur një faqe të re në historinë e Afganistanit".

Lufta në Afganistan ka pasuar pushtimin amerikan të këtij vendi, pas sulmeve të 11 shtatorit, 2001, në SHBA.

Nisma ruse për të organizuar një konferencë të ngjashme në shtator ka dështuar, sepse autoritetet afgane kanë refuzuar të marrin pjesë.

Këtë herë, Qeveria afgane dërgoi vetëm pjesëtarë të Këshillit të Lartë për Paqe, i emëruar nga qeveria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat